Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është liruar nga akuza për arratisjen nga QKUK- ja më 22 maj 2014.
Lajmin e ka konfirmuar mbrojtja e Lushtakut, ndërsa nga akuza e njëjtë janë liruar edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari.
Sipas aktakuzës, nga mëngjesi i datës 20 maj deri në mbremjen e 22 majit, Sami Lushtaku së bashku me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin jane arratisur nga objektet e Spitalit Rajonal të Prishtinës.
Gjithnjë sipas aktakuzës Lushtaku, Jashari dhe Haxha jane fshehur në lokacion të panjohur duke u arratisur nga institucioni ku ata kanë qene në bazë të vendimit të ligjshem.
Sipas prokurorisë qëllimi i arratisjes ishte mos ekzekutimi i vendimiit të gjyqtarit të EULEX-it për transferin e të akuzuarëve nga Burgu i Dubravës në Burgun e Mitrovicës.