Ministria e Shëndetësisë së Turqisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 97 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 97 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 1 mijë e 198.
Gjatë periudhës së njëjtë janë kryer 35 mijë e 720 teste, ndërsa 4 mijë e 789 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, sqaroi Ministria turke e Shëndetësisë.
Sipas saj, një total prej 3 mijë e 446 pacientësh, nga të cilët 481 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.