Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Anëtarët e Këshillit Shkencor të Koronavirusit zhvilluan të premten një videokonferencë me specialistët kinezë.
Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Anëtarët e Këshillit Shkencor të Koronavirusit zhvilluan të premten një videokonferencë me specialistët kinezë.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria, autoritetet turke, të cilat kishin zhvilluar një videokonferencë me autoritetet kineze në 26 mars në lidhje me luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), të premten zhvilluan një videokonferencë të dytë me autoritetet kineze.
Në mbledhjen e kryesuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Emine Alp Meshe (Meşe) morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Shkencor.
Kurse nga pala kineze morën pjesë mjekët, administruesit dhe specialistët me detyrë në spitalet e qytetit të Whuan-it, ku ishte edhe pikënisja e epidemisë.
Në mbledhje u shqyrtuan çështje të tilla si ecuria e sëmundjes, njohuritë që dihen në lidhje me të, ndikimet sipas grupmoshave, simptomat e veçanta të sëmundjes, mënyrat e diagnostikimit, protokolet e kurimit, punimet për vaksinën dhe gjendja e pacientëve të shëruar.