Sa herë që unë kam kritikuar ‘Qeverinë Kurti’ dhe këtë e kam bërë vazhdimisht, jo pak nga ata që më kanë kundërshtuar më janë kundërpërgjigjur me pyetjen – E ken po e preferon ti bre, hajnat e deri djeshëm mukthy a ? Ndërkaq ata që janë pajtuar më së shumti me kritikat e mija, kanë konstatuar me pezëm dhe zhgënjim – Mirë e ke besa, krejt krejt veç mi prish pun’t me amerikë si Kurti s’bon hiç!
Shkruan: Faton Abdullahu
Ajo që nuk i shkoj për dore ‘Qeverisë Kurti’ është që në të njëjtën kohë ti dyzoj funksionalishtdhe dobishëm luftën kundër korrupsionitn në njërën anë, dhe vazhdimin dhe forcimin e mbetjes së Kosovës në agjendën e Uashingtonit zyrtar. Kurti nuk e kuptoj se njëra pa tjetrën në rrethana të tanishme është e pamundur të bashkudhëtojnë.
Kurti nuk e kuptoj apo i konvenoj të mos e kuptoj se, për aq sa e prolongoj dialogun me Serbinë, për aq e topiti luftën kundër korrupsionit. Për rrjedhojë me këtë e shkurtoj afatin brenda së cilës do të duhej ta bënte këtë, deri nëndërprerje të këtij afati që u shkurtua më pas me mocionin. Kurti amerikanëve nuk ua fali ngutin për dialogun,por pse nuk e kuptoj se kështu hajnat do i lë të vazhdojnëme të vjetrën dhe pa nguti. Nuk pati guxim ta shënoj një epokë të re siç kishte premtuar,porduke kushtëzuar e prolonguar dialogun me Serbinë, i dha vizë epokës të cilës premtoj se do t’i jap fund. Krejt kjo ndodhi sepse Kurtimë parëpreferoj ta vrisnin politikisht oponentët,ngaseishte i bindur se dialogu me Serbinë do të ishte vetëvrasje. Ai pranoj të vritej politikisht nga mocioni, sepse besonte se më pas do ti bind shumicën se po ‘vdiste’ kështu duke e mbrojtur Kosovën nga puçi, marrëveshja sekrete dhe gjendja e jashtëzakonshme.
Kurti nuk e kuptoj apo nuk deshi ta kuptoi se për aq sa e prolondojë në kohë agjendën e Administratës Tramp për heqjen e taksës, për aq i dha kohë zhvillimeve negative të vazhdojnë me të vjetrën. Kështu dita nuk erdhi. Kurti këtë e kuptonte, por preferonte më parë këtë humbje nga ata që ai vazhdimisht i cilësonte si hajna se sa nga dialogu. Ose shtruar ndryshe, Kurti nuk i konvenoj,apo nuk pati guxim ta kuptoj drejtë se për aq sa do të përparonte në dialog me Serbinë për aq do të përparonte në luftën kundër hajnisë, nepotizmin dhe të gjitha të ligave tjera për të cilat kishte premtuar se do ti luftoj. Sikur të fillonte dhe të vazhdonte dialogu me Serbinë, pa paragjykime se paska një plan sekret ugurzi kundër Kosovës, do të fillonte dhe vazhdonte në të njëjtën kohë edhe ajo për çfarë kishte ngallë shpresë tek qytetarët, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik. Por kështu nuk ndodhi.
Kurtipothuajse më mirë se çdo politikan tjetër i kuptoj nevojat e qytetarëve, sidomos atyre të dëshpëruar e në nevojë, por më pak se të gjitha e kuptoj nevojën për Kosovën. Asnjëherë nuk mundi t’i dyzoj këto pragmatikisht dhe dobishëm. I zhdërvjellët në formulim tëparimeve me fjalë e ide, por jo në formimine politikave të zhdërvjellëta për t’i kthyer parimet në praktika,Kurti ra nga pushteti më shpejt se që e kishin dëshiruar edhe armiqtë e tij më të fortë. Për më keq jo vetëm që nuk mundi ta luftoj korrupsionin siç kishte premtuar por i mbeti ‘damka antiamerikan’.Për ta larguar këtë tipizim politik nga vetja dhe subjekti i tij, (për të cilën në fund u kujdes që të ja vendos edhe partneri qeveritar LDK-ja) Kurtitduket se do ti duhet më shumë kohëe mund dhe do ta ketë më të vështirëta bëjë këtëse sa partitëoponentet’i largojnëkeqpërdoruesit ngaradhët e veta, për të cilët ai pretendonte se janë shumica ngulfatese. Në të vërtetëtë gjitha partitë politike në të gjitha rrethanat, nuk e kanë të lehtë t’i largojnë nga radhët e veta plëngprishësit, por më e vështira është kur një parti duhet ta largoj nga vetja e saj idenë që i kthehet në ideologji dogmatike. Kurti dhe LV-ja refuzojnë se janë antiamerikan, por e vërteta është se ata janë pro-amerikanë krejt ndryshe nga pjesa tjetër shumicëe Kosovës dhe e shqiptarëve. Ndërsa kur pretendojnë se janë pro-amerikanë janë larg nën mesataren e pro-amerikanizmit ndër shqiptarët.
Qeveria Kurti ra, por qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të jenë para alternativës – a me hajna a me antiamerikanë. Duhet ta menaxhojmë sa më mirë situatën në të cilën jemi, krijuar nga virusi korona, kjo është jetike. Oferta e ardhshme për qytetarët e Kosovës duhet të jetë – lufta kundër korrupsionit, shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik në njërën anë dhe rikthimi i Kosovës në agjendën evro-atlantike të cilës i prinë SHBA-t, në anën tjetër.
Në një intervistë për një gazetë zvicerane, menjëherë pas fitores me 6 tetor z. Kurti konstaton me të drejtë se, ‘Kosova ka njëpotencial të madh për demokraci. Shumë më e madhe se sa vendet për rreth në Ballkan, ku është e pamundur që opozita të fitojë’. E saktë konsideroj unë. Ky potencial demokratik e solli LV-n – LDK-n në pozitë, por mu ky potencial edhe i largoj prej aty. Nuk ka kurrfarë ndryshimi që mund të na shtyj të mendojmë se ky sens orientues i qytetarit për të mirë ka humbur. Është mu prirja e tij kolektive e strukturuar ndër dekada, që bashkë me potencialin demokratik do të dijë që edhe herën tjetër ta zgjedh më të mirën.