Filmi turk ‘Miracle in Cell No. 7’ i realizuar kah fundi i vitit 2019, po vazhdon të shikohet me të madhe, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai është shndërruar në njërën prej temave kryesore të kësaj karantine. Sipas postimeve e diskutimeve në rrjetet sociale, ky film po bëhet ‘ngushëlluesi’ kryesor edhe ndaj gjendjes politike që e ka kapluar vendin tonë.
Valës vajtuese të këtij filmi të dhimbshëm, siç po duket nuk i ka shpëtuar as kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Ai, megjithë që po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Zvicër, nuk ka mund t’i rezistojë filmit në fjalë.
Pacolli i cili është i njohur për lidhje të forta familjare dhe me ndihmat që i bënë skamnorëve dhe njerëzve në nevojë, sot ka bërë një postim për këtë film, nga i cili ka nxjerrë mesazhin që ka ndarë edhe me ndjekësit e tij: “Të mos e humbin asnjëherë shpresën”.
Ai ka marrë shumë komente e pëlqime në këtë postim, shumë duke i konfirmuar se edhe për ta është filmi më i mirë që kanë shikuar vitet e fundit.
Për këtë film, Gazeta Mejdani kishte shkruar se flet për kohën pas grusht shtetit që e kishte bërë gjenerali shqiptar, Kenan Evren përderi ishte komandant suprem i forcave të armatosura turke. https://mejdani.com/filmi-turk-qe-po-shkakton-lot-e-vaj-gjithandej-ku-fshihet-aty-kenan-evren-gjenerali-shqiptar-qe-kreu-grusht-shtetin-e-pergjakshem-ne-turqi/
Siç ju kemi informuar më parë, filmi flet për një histori dashurie të dhimbshme midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, i cili më pas akuzohet gabimisht për vrasjen e një vajze gjashtë vjeçare. Historia e filmit dhe aktrimi ka prekur shumë njerëz të cilët thonë se nuk kanë ndalë së qari ato 2 orë sa ka zgjatur filmi./Gazeta Mejdani/