Daljet në publik të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me xhaketën me simbolin e Juventusit gjatë kësaj periudhe të vështirë për Shqipërinë që po përballet me koronavirusin, kanë rënë në syrin e nipit të familjes Agnelli, pronari i klubit bardhezi.
Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, 42-vjeçari Lapo Elkann shkruan se “tani e kupton që Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh si kryeministri Rama, i cili lufton deri në fund, njësoj si slogani i klubit bardhezi ‘Fino alla Fine’ ”.
“Kur shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me këto xhaketa, kuptohet se përse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, shkruan Elkann.
Kujtojmë që qeveria shqiptare ka dërguar 30 mjekë drejt Italisë për të ndihmuar kolegët në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, i cili ka shkaktuar në këtë vend një bilanc tragjik viktimash prej më se 10 mijë të vdekur.