Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi e ka sulmuar sot përmes një shkrimi në Facebook, ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti që mbrëmë u shkarkua nga detyra.
Abazi ka shkruar në Facebook se kjo qeveri nuk ishte as nuk është si të kaluarat.
“Ka ndryshuar gjithçka, u dëshmua si gjatë dhe pas procesit elektoral. Kjo qeveri ka një të veçantë mbi gjithë veçanësitë e tjera: Legjitimitetin e votës qytetare, si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës. E gatshme për përgjegjësi e punë dhe asnjëherë për privilegj. Qeveria e udhëhequr nga Kurti, për herë të parë dhe në vetëm 50-ditë, largoi nga timoni i shtetit krimin dhe korrupsionin politik. Të mbetur duarthatë dhe të frikësuar për çfarë do të ndodhte pas dy – tre muajsh, apo edhe në vitin e parë, krimi siguroi vegëzën e tij brenda qeverisë, nëpërmjet – ish-homologut tim tashmë – zotëri Hoti”, ka shkruar ai.
Ai thotë se ish-zëvendëskryeministri është mbështetës i presidentit Hashim Thaci, derisa, atë e quan sevil e të paepur.
“Në karrierën time 20-vjeçare nëpër vende të ndryshme të botës nuk kam takuar njeri të këtillë. Mbështetës e përkrahës i Thaçit dhe servil si brisku, i paepur, që të trishton edhe në distancë. Përgjatë 50-ditëve të punës së kësaj qeverie, Hoti nuk ka dhënë asnjë kontribut, përpos tentimit të përditshëm për t’u përplasur me Minstrat e LVV dhe për të krjuar tension e shkatuar arsye për konflikt. Do ta kuptoja disi, nëse në nivelin praktik e pragmatik do të donte të bënte një diferencë të butë ndërmejt LVV-së dhe LDK-së për të ruajtur njëfarë identiteti, por e prisja ta bënte në kuadër të suksesit të përbashkët dhe jo përkufizimit të dështimit si qëllim. Hoti u tremb me largimin e Veliut, pasi si dukej ngeli pa vërtetuesin e fjalëve të tij para Isës dhe Thaçit. Po! Shefat e Hotit e të Veliut gjatë gjithë kohës kanë qenë Thaçi dhe Mustafa. Kjo është aresyeja pse Hotit, në rastin më të mirë, i duhen pesë – gjashtë orë për çdo përgjigjje, e në rastin më të keq, pa instruksionet e shefave, nuk përgjigjet fare, as për gjënë më të vogël. Fjalimi dje në kuvend ishte gënjeshter fund e krye”, ka shkruar ai.
“Dje u bë i ditur fakti se që nga dita e parë në qeveri është shquar tendenca e Mustafës, që nëpërmjet Veliut dhe Hotit po mundohej të mbronte veten dhe rrjetin e tij të kupolës së krimit politik e financiar. Dje ishte e qartë, se paraja që vjen nga Unioni, Nënkalimi, Terranova, mafia e ndërtimit nëpër qytetet e Kosovës dhe kontratat e furnizimit me derivate, kontrollin e tregut për fake brands, lidhjet me terminalet doganore. Këto interesa për ata janë shumë më të rëndësishme sesa Kosova, qeveria, apo edhe pjesët e territorit të vendit tonë. Këta janë pjesa e kapjes dhe u frikësuan nga pamundësia e justifikimi të pasurisë dhe aksioneve nëpër kompani. Kur ja thash Hotit dhe shtrova pyetje për këtë gjë, lansoi një fushatë denigruese kundër meje në rrjetet sociale gjithë andej dhe ndërpreu komunikimin.
Dje përdoren edhe Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë në mes të betejës së COVID-19. Kjo është brengosja për qytetarët, kjo është forma për të kujtuar fillimin bombardimeve të NATOs kundër caqeve Serbe? Kupolat po kalojnë një siklet të madh; Thaçit po i afrohen ditët, e Mustafës, po i dalin në shesh të bërat e të palarat që e kanë mbajtur peng Kosovën tash e 20-vite. Kjo nuk është LDK e Rugovës”, tha Abazi./