Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në vikend do të kufizohet lëvizja e automjeteve në udhëkryqin e Taukbahqes.
Ahmeti ka thënë se për shkak të motit të mirë që do të jetë në ditët në vijim, e ka shtyrë të marrë këtë vendim.
“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë. Shumë kërkojml falje për këtë kufizim por është i domosdoshëm. Edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te uhdëkryqi”, ka thënë ai.