Pretendimet megalomane të Francis Fukuyama-s me veprën “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit” si dhe ato të Samuel Huntington-it me veprën “Përplasja e qytetërimeve dhe rivënia e rendit të ri botëror” ishin kambanat e para të nivelit teorik përmes së cilave fuqitë globale nisën përgatitjen psikologjike të masave popullore lidhur me formësimin e politikës botërore në dekadat e ardhshme.
Shkruan: Emir Hukallo
Deklarata bombastike e fillim-vitit 1990 e Margaret Theatcher, “Rusët janë mësuar të jetojnë me car” i qartësoi kornizat brenda të cilave do të gjarpërojë trajektorja e politikës botërore e fund-shekullit të XX-të dhe fillim-shekullit të XXI-të. Përmes kësaj deklarate kjo lidere e Botës Perëndimore ia bëri me dije se deri ku mund të shkojë e ku nuk mund të shkojë.
Ç’ndodhi pas kësaj faze të nivelit teoritk?
Përfundimi i Luftës së Ftohtë që karakterizohej me ndarjen e botës në nivel dy-polar dhe me dëmtimin reciprok të SHBA-ve dhe Rusisë përmes shteteve satelite siç është rasti i përdorimit të Talibanëve kundër Rusisë dhe në anën tjetër i mbështetjes së çfarëdollojtë të shteteve komuniste në Amerikën Latine nga Rusia, u pezullua me qëllim të zëvendësimit të saj të përkohshëm me botën shumë-polare e cila tani po zëvendësohet me botën jo-polare.
Bashkimi i dy Gjermanive, rënia e BRSS-së dhe nisja e procesit të copëtimit të Jugosllavisë dhe shpallja e Shqipërisë zyrtarisht shtet ateist dhe dalja në skenë e Al-Kaidës janë pjesë të vogla të një puzzle që e përbën tërësinë e pikturës, që e përshkruante dekadën e parë të rivënies së rendit të ri botëror.
Bashkimi i dy Gjermanive ishte hap drejt botës shumë-polare sepse synohej që njëri prej poleve të botës së fundit të shek. XX-të dhe fillimit të shek. XXI të jetë edhe Bashkimi Evropian i udhëhequr realisht nga Gjermania. Ky fakt dëshmohet edhe më shumë me pranimin në BE të 10 shteteve ish-komuniste të dala nga shpërbërja e BRSS-së në formë të pakos me qëllim të krijimit të balancave të fuqisë në mes të BE-së dhe Rusisë së mbetur.
Jugosllavia e formuar pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) nga popujt që s’përkonin me njëri tjetrin, as për nga etnia, as për nga kombi, as për nga feja, as për nga kultura dhe që gjithnjë gjatë historisë kanë luftuar mes vete, dhe në anën tjetër instalimi i diktaturës komuniste përmes Enver Hoxhës në Shqipëri që rezultoi me shtetin e parë zyrtarisht ateist në botë, na tregojnë se Gadishulli Ballkanik për rreth 50 vite nga fuqitë botërore u përdor si laborator për eksperimente sociale të cilat rezultuan të jenë të dështuara.
Efektet e shfaqjes së Al Kaidës në skenën politike botërore u kuptuan tek në fillim të shek. të XXI-të më 11 shtator kur fuqitë botërore përmes përdorimit të SHBA-ve si mjet për futjen nën kontroll të atdheut të drogës i nisën sulmet nga Afganistani dhe e shpallën Al Kaidën grup terrorist që duhet asgjësuar.
Derisa në njërën anë vazhdonte lufta për kontrollimin e tregut të drogës nga fuqitë botërore, në anën tjetër mu SHBA-ja u urdhërua që ta sulmojë Irakun për futjen nën kontroll një pjesë serioze të burimeve të naftës dhe për rritjen e prodhimit në fabrikat e armëve.
Këto dy beteja zgjatën afro 10 vite dhe kështu para disa javësh u nënshkrua marrëveshja paqësore me Talibanët dhe nisi largimi i ushtrisë së SHBA-ve nga ai vend. Kurse ulja e përkrahjes së grupeve në Irak bëri që ky shtet të mos jetë top-temë e politikës botërore.
Data 18 dhjetor 2010 është koha kur në Tunis nisën protestat masive kundër qeverisë dhe kështu filloi Pranvera Arabe. Ky proces pas Tunisit vazhdoi në Egjipt, Jemen, Algjeri, Libi, Jordani dhe po vazhdon në Siri.
Procesi në fjalë u karakterizua me gjakderdhje, shpërngulje, kriza refugjatësh, kriza humanitare dhe kriza tjera doli ta ketë për synim zëvendësimin e diktatorëve që e udhëhoqën Lindjen e Mesme me nga 40 vite, me diktatorë tjerë që s’dihet edhe për sa dekada do të qëndrojnë në pushtet. Këto trazira që ndryshe u emëruan edhe si Revolucione të Rrjeteve Sociale dolën të jenë më të sofistikuara dhe me efekt afat-gjatë.
Largimi i forcave të SHBA-ve nga Siria brenda pak kohësh para largimit nga Afganistani aludojnë në rilokim të fuqive ushtarake nga njëri vend në tjetrin.
Fillimi i vitit 2020 na solli ballë për ballë me një realitet tjetër.
Përgatitjet për “Europe Defender 20” e shfaqi nevojën e largimit të forcave ushtarake amerikane nga vendet e lartë-përmendura dhe sistemimin e tyre në Evropë që numri total do të arrijë në rreth 37000.
Në njërën anë shfaqja e virusit në fjalë në Kinë dhe Iran nënkupton tentim të politikës botërore për disiplinim të këtyre shteteve dhe ndërgjegjësim se me çka mund të ballafaqohen në rast se pretendojnë pavarësi reale nga sistemi global.
Kurse në anën tjetër largimi përfundimtarë i Britanisë së Madhe nga BE dhe përhapja e virusit në fjalë në Itali mund të komentohen edhe si hapa konkret të fuqive botërore drejt largimit të BE-së prej pozitës së njërit ndër polet e botës shumë-polare në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare duke e zbehur fuqinë e saj përmes këtyre dy hapave. Në korniza të kësaj deklarata e Angela Merkel se nga ky virus mund të preken 60-70% e shtetasve gjermanë, tregon për krizën demografike të popullatës së moshuar gjermane dhe disiplinimin e shtetasve të saj përmes krijimit të panikut dhe gjendjes së kaosit që shërbejnë si mjet për pezullim të të drejtave demokratike ku në gjendje të tillë të jashtë zakonshme kalohen lehtë edhe vendimet që vijnë si urdhra nga fuqitë botërore. Numri i njerëzve të vdekur nga ky virus gjithsesi që nuk është synim por është mjet me anë të të cilit po synohet që kjo të jetë brengë kryesore e njerëzve dhe të mos ju shkojë në mend t’i kundërshtojnë politikat e shteteve të tyre edhe nëse ato janë kundër vet asaj popullate.
Si duhet të veprojmë në kësi situatash?
Angazhimi ynë me njerëzit një nga një për t’ua sqaruar Islamin dhe faktin se kjo fe duhet të mësohet nga Kurani Fisnik që në përmbajtje 70% përfshin tema sociale dhe nga jeta e Muhammedit a.s. i cili është formati praktik i asaj që thuhet në Kuran, është njëri ndër hapat që duhet hedhur. Kurse hapi tjetër është refuzimi i çdo elementi kulturor që vjen nga jo-muslimanët me qëllim të lënies së hapësirës që duhet mbushur me jetën tonë kulturore autoktone.
Vazhdimi i trendit të rritjes së numrit të myslimanëve në Evropë dhe Amerikë është lajm i mirë sepse përmes kësaj rruge edhe këto dy kontinente do të jenë paqësore brenda dhe jashtë hapësirës së tyre gjeografike.