Derisa ditëve të tjera, në stacionin më të madhin në vend, frekuentonin rreth tridhjetë mijë udhëtarë nga rreth 450 linja autobusësh kombëtare e ndërkombëtare, të cilët udhtojnë jo vetëm në vendbanimet e vendit, por edhe ato të rajonit e më gjerë, sot aty mbretëron një heshtje totale.
Stacioni i Autobusëve i Prishtinës, ka mbetur thuajse bosh si kurr më parë, thuajse asnjë asutobusë nga vendi e rajoni nuk ka ardhur e dalur sot nga aty, pos disa linjave ndërkombëtare.
Që në orët e hershme si zakonisht kishin dalë në punë punonjësit jo vetëm të stacionit të cilët ofronin shërbimet e përditshme sipas kërkesave, por edhe të tregtoreve, kafiterive e restauranteve, por të cilët duke parë mungesën e autobusëve e udhtarëve i mbyllin shumica lokalet.
Të pakët ishin udhtarët e vendbaimeve tjera që kanë mbetur në kryeqytet e që kishin destinacionin venbanimet e tyre në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi e Shqipëri, por që asnjë autobusë nga i gjithë vendi nuk kishte ardhur e nuk do shkoj në këto relacione.
Një grua me djalin e saj të vogël më kot priste autobusin për Shkup, por me të kuptuar se ska lëvizje ajo nuk di si të vepro për të shkuar tek shtëpia e saj, pasi nuk ka asnjë mundësi për të shkuar.
Jo vetëm kjo por edh e disa udhtarë nga Klina, Rahoveci, Prizreni e vende tjera prisnin më kor ardhjen e ndonjë busi, por që në fakt nuk do të vijë asnjëri.
Sot nga Stacioni i Autobusëve kanë lëvizur vetëm linjat ndërkombëtare ku thuhet se kanë dalë nga stacioni 16 autobusë me udhtarë nga vende të ndryshme evropiane e të cilë nuk janë penguar as në dalje të kufijëve të Kosovës.
Pra Stacioni i Autobusëve i Prishtinës asnjëherë në historikun e saj nuk ka përjetuar një gjendje të tillë… edhe pse zyrtarët e saj janë duke ofruar shërbime në përputhje me rekomandimet e institucioneve.
Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, tha për “Syri.net”, se asnjë hyrje dalje të linjave ndërurbane në Kosovë nuk është realizuar sot.
Siç po shihet stacioni është pa asnjë autobusë dhe ku ka vetëm pak udhtarë. Ai tregon se kanë ndërmarr1% të gjitha veprimet në baz1% të rekomandimeve nga shteti dhe të cilat po i zbaotjnë me përpikmëri. Sipas tij stacioni do të jetë i hapur dhe nuk do të mbyllet…
Edhe shefi SAP-së Sheqir Abazi, tregon për “Syri.net”, se derisa ditëve tjera janë realizuar rreth 450 nisje kombëtare e ndërkombëtare, sot janë realizuar vetë 17 linja ndërkombëtare. ai tregoi se janë në gjendje gatishmëri për shërbime dhe kanë marr masat adekuate të parandalimit të koronavisurit.