Ministrja izraelite për Kulturë dhe Sport, Miri Regev, ka thënë sot se kryeministrin e ardhshëm të Izraelit nuk do ta zgjedhin njerëzit, por do ta emërojë Zoti, transmeton Gazeta Mejdani.
Reuters raporton se Miri Regev i ka dhënë një intervistë Radios izraelite 103 dhe ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 shtatorit, kryeministri i ardhshëm i vendit nuk do të vijë nëpërmes votave të lira, por do të emërohet nga vetë Zoti.
Për më tepër, edhe pse në zgjedhjet e fundit Natanjahu kishte dalë fitues, ai nuk arriti të bëjë qeverinë. Më pas ishte vendosur të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme me 17 shtator./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post