Federata gjermane e futbollit vendosi që të luajë edhe këtë fundjavë futboll, ndërsa më pas të pezullojë çdo gjë deri në 2 prill. Vendim që nuk është pritur aspak mirë dhe që ndoshta mund të ndryshohet në orët në vazhdim.
Kjo për arsyen sepse është konfirmuar edhe rasti i parë me Coronavirus te trajnerët e Bundesligës. Bëhet fjalë për numrin një të stolit të Paderborn, i cili ka rezultuar pozitiv. Në një komunikatë urgjente, Paderborn njofton se Steffen Baumgart është me Coronavirus dhe i gjithë ekipi do të karantinohet tashmë, pasi mund të jetë infektuar.