Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se është vetë-izoluar në shtëpi, pasi që gruaja e tij dyshohet për koronavirus.
Ai tha se Sophie së fundi është kthyer nga një ngjarje në Mbretërinë e Bashkuar, dhe natën e kaluar ajo pati simptoma të ngjashme më gripin.
“Ajo tani ndjehet më mirë, por pas këshillës së mjekut tonë, ajo është duke u izlouar, derisa të dalin rezulatet e COVID-19”, tha ai.
Më tutje Trudeau tha se edhe ai do të vetë-izolohet deri sa të dalin rezulatet e gruas së tij.
Kryeministri kanadez tha se do të flet në telefon me disa udhëheqës botërore dhe do t’i thërret ministrat për një diskutim ndaj COVID-19.