Propaganda rilindase se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi në Shqipëri të dhjetramijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare.
Shkruan: Bujar Nishani
Pse është platformë e mafias ndërkombëtare? Asnjë emigrant i vetëm nga valët e mijëra të tillë nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë. Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i vetëm janë vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Holanda, Vendet Nordike dhe Britania e Madhe.
Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindsit shqiptar. E vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut.
Bashkë me ta edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës. Skafet që gjënden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infrastrukture që po përgatitet.
Përse është edhe antishqiptare kjo platformë?
Nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë.
Platforma shqiptarofove dhe antiperëndim synon asgjesimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar !
Duke coptuar Kosovën, e kthen rajonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ballkan përgjatë dy dekadave të fundit.
Më pas, projekti zgjaton metaztazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizionominë e shtetit tonë të formuar edhe ashtu i cunguar që prej 1912.
Asgjesimi i Kosovës dhe Bosnjezimi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agresive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve.
Prokekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë.
Duke asgjesuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, Kombin Shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perëndim dhe kostoja e parë fatale për tu paguar, prej shqiptarëve.
Fiks, siç ka ndodhur prej shekujsh, por tashmë me asgjesim total! Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri.
Ndaj sekti rilinds nuk u solidarizua me Greqinë dhe Bashkimin Evropian për ti mbajtur turmat e dhunëshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian. Sepse kryerilindsi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve.
Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive.
Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve.