Në Paraguaj ka rënë në prangat e policisë Ronaldo de Assis Moreira, i njohur me emrin, Ronaldinho.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho është kapur nga policia e Paraguajit me pasaportë të falsifikuar dhe i shoqëruar nga vëllau i tij Roberto Asis, shkruan portali i NTV-së.
Sipas mediat lokale të atjeshme, ligjet paraguajane parashohin dënim të rëndë për posedim të dokumenteve të rrejshme. Dënimi është 5 vite burg.
Ronaldinho të mërkurën arriti në Paraguaj për të promovuar librin e tij të ri “Gjeniu i jetës” dhe mori pjesë në një event humanitar.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldinho të arrestohet për shkelje të ngjashme, meqë në vitin 2018 autoritetet braziliane ia konfiskuan pasaportën sepse nuk pagoi një gjobë për shkak se ilegalisht ndërtoi një kompleks në Porto Alegre.