Siç duket, Koronavirusi po e mund botën. Deri më tani përveç frikës nga kjo sëmundje, asgjë konkrete nuk është bërë pozitive, transmeton Gazeta Mejdani.
Në kontinentin e Evropës, Italia është shteti që më së shumti është atakuar nga ky virus vdekjeprurës. Atje Korona po përparon në përmasa shqetësuese.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Itali është rritur në 197 pas rritjes më të madhe ditore të vdekjeve atje që nga fillimi i shpërthimit.
Zyrtarët thanë se 49 njerëz kishin vdekur në 24 orë, ndërsa më shumë se 4,600 raste janë raportuar në total. Vendi ka raportuar tani vdekjet më të mëdha jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në dhjetor.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se afro 100,000 njerëz në të gjithë botën kanë kontraktuar koronavirusin.
Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur – shumica në Kinë. Pason Irani e pas Iranit Italia. Së paku zyrtarisht dihet për këto shifra. Ka frikë se shtete të shumta po fshehin të dhënat rrënqethëse.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti përhapjen e virusit “thellësisht shqetësues” dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të bëjnë kontrollin “përparësinë e tyre më të lartë”./Gazeta Mejdani/