“I prekuri është një burrë i moshës 43-vjeçare, i cili është në gjendje stabile”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Serbisë
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë sot në mëngjes njoftoi se është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në Serbi është regjistruar pacienti i parë i prekur nga Covid-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar në konferencën e jashtëzakonshme për media.
“I prekuri është një burrë i moshës 43-vjeçare, i cili është në gjendje stabile. Situata epidemiologjike në Republikën e Serbisë është nën kontroll. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në mbi 80 vende.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 3.200 me më shumë se 95.000 raste të konfirmuara.