Stuhia që goditi Nashville në SHBA-ve ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në aeroportin “John C Tune”.
Hangarët janë dëmtuar plotësisht, nuk ka energji elektrike, kurse pistat nuk shihen fare nga uji dhe rrënojat e objekteve të shkatërruara. Janë dëmtuar edhe objektet e aeroportit.
“Kemi humbur pothuajse gjithçka”, ka deklaruar Randy Harmon, drejtor i kompanisë “Harmon Air” me seli në këtë aeroport.
“Kemi pranuar telefonatën në ora 3 të mëngjesit se rezervuarët tanë me derivate kanë marrë flakë”, ka shtuar Harmon.
Një numër i fluturakeve si “Falcon 900 Jets” janë shkatërruar plotësisht, kurse tornadoja i ka marrë me “vete”, e ato fluturake që ishin më të vogla për nga madhësia nuk janë gjetur fare.
Kujtojmë që të paktën 22 persona kanë humbur jetën në tornadon që ka goditur Nashvillen, kurse mbi 50 mijë shtëpi dhe kompani kanë mbetur pa energji elektrike.