Media, Shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar i bën presion kryeministrit kosovar Kurti që të anulojë taksën ndaj Serbisë.
Shkruan: Xhemal Ahmeti
Përgjigja e tij: nuk është prioritet i agjendës sime. Amerikanët i kanë dhënë kohë deri të premten. Shumëkush shpreson në ndërhyrjen e partnerit në koalicion, LDK e liderit të ndjerë Rugova, që ajo ta shpëtojë situatën.
Prishtinë, 25.02 – Flitet për një ultimatum amerikan që numëron minutat e fundit. Amerikanët duan heqjen e tarifës vënë Serbisë nga Qeveria e shkuar. Për këtë kërkesë administrata amerikane i ka dhënë deri të premten kohë qeverisë së re të prirë nga nacionalisti majtist – ndërkohë i moderuar – Albin Kurti.
Richard Grenell, i sapoemëruari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare është figura që ushtron presionin direkt. Dallimin nga emisarët tjerë, të angazhuar në Kosovë, e përbën fakti: Grenell nuk ka mbi supe si mbështetëse vetëm presidencën por edhe kongresin, senatin, BE-në shumë shumë akterë tjerë.
Në këto momente kyçe Serbia luan të rezervuarin, ajo me gjysmë-zë thotë se nuk beson se mund të merret vesh kush me “kosovarët e lazdruar”.
Specialistë të ndryshme, mirëpo spekulojnë ajo të jetë e interesuar në ftohje të marrëdhënieve Kosovë – SHBA. Në këtë mënyrë Beogradi nuk do të mbështetej vetëm nga Moska por do të tolerohej edhe nga perëndimorët saherë të bënte përpjekje për të rikthyer “Jerusalemin e saj”.
Ndërkohë në Prishtinë edhe shoqëria civile dhe masmediat i bëjnë Kurtit presion që të heq tarifën dhe mos të vë në rrezik raportet me sponsorët kryesor të saj, siç janë amerikanët, britanikët, gjermanët.
Në kulmin e kësaj krize Kryeministri Kurti zbardhi një korrespondencë ndërmjet NATO-s dhe Qeverisë kosovare gjatë vitit 2013. Dokumente, ku Kosova i siguron NATO-s se pa pëlqimin e tyre nuk do të fusin forcat vendore në Veriun e Kosovës, atje ku Serbia ka enklavat e saja më besnike që jo rrallë provokojnë.