Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas letrës së fshehtë të publikuar nga Kurti duke e quajtur presidentin Thaçi si shërbëtor ruso- serb, sepse sipas tij pikërisht zyrtarët e NATO-s i kanë dhënë Kurtit letër- marrëveshjen e fshehtë të Thaçit.
“Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën”, ka shkruar Manxhuka.
Manxhuka përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti do të jetë qeveria e parë që do të përparojë marrëdhënien e Kosovës mes SHBA-së.
”Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s”. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti”, ka shkruar Manxhuka.