Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi para vetes ka një proces sfidues të marrëveshjes me Serbinë.
Si konkluzion sipas Hotit, kjo marrëveshje ka njohjen reciproke, siç edhe sipas tij shprehet sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se është domosdoshmëri që Kosova të merret me këtë proces, por edhe kërkesë e miqeve të Kosovës.
Ai ka thënë se ky proces duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.
Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.
Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.
Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.
Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë./Gazeta Mejdani/