Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me rezultatet e fundit për tre të dyshuarit të cilët janë testuar në QKUK.
Sipas rezultateve të këtij instituti ka dalë se në Kosovë nuk ka koronavirus.
“Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij Instituti, pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.