Policia britanike hyri në një xhami në Londër pasi një sulmues me thikë ka goditur imamin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ndodhi në xhaminë në Regent Park dhe si pasojë sulmuesi u arrestua nga policia me dyshimin për vrasje në tentativë.
Një video në rrjetet sociale shfaq një burrë të bardhë në një bluzë të kuqe që ishte shtrirë në dyshemenë e xhamisë nga policia që po e arrestonte.
Në një kumtesë, nga policia e Londrës thonë se “policia u thirr në një xhami në Park Road, në ora 15:10 të enjten, 20 shkurt, për raportimet për një sulm me thikë”.
“Një burrë në vitet e tij të 70-ta u gjet i plagosur. Gjendja e tij është vlerësuar si e parrezikshme për jetën”, njoftuan më pas nga policia.
Policia gjithashtu ka njoftuar se një person është arrestuar në vendin e ngjarjes nën dyshimin e vrasjes në tentativë.
Vendi i krimit është rrethuar, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes.