Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës. Edhe pse nuk ishte paralajmëruar se cila është arsyeja e kësaj mbledhje, kryeministri Kurti dhe ministrat et ij morën një varg vendimesh.
Një nga vendimet kryesore që u ndërmorën në këtë mbledhje ishte dhe shkarkimi i bordit të Ndërmarrjes Publike Telekomi.
Një nga anëtarët e këtij bordi është Besa Shatri (njëherësh gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha). Shatri kishte qenë në listën e ngushtë tek komisioni dhe britanikët, madje ishte njëra nga kandidatet me më së shumti pikë. E renditur sipas pikëve në procesin e rekrutimit, në listën që e ka dorëzuar komisioni në kuvend ajo kishte dalë e para, ndërsa në rekomandimet e britanikëve figuronte e katërta.
Anëtarë të tjerë të shkarkuar nga ky bord janë edhe: Skender Hoti ish bashkëluftëtarë i Fatmir Limajt si dhe dëshmitarë në rastin e tij në Hagë, Shkelzen Ibrahimi, Sead Ujkani dhe Suzana Andjlkovic.
Është pikërisht ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari para kabinetit qeveritar propozoi që të bëhet shkarkimi i bordit duke thënë se Telekomi është në prag të falimentimit dhe veprimi është mëse i nevojshëm.
“Telekomi është në një gjendje shumë të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit, në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qenërisë. Të shkarkohet ky bord dhe të emërohet bordi i ri”, tha Hajdari./Indeksonline/