Në vlugun e punës organizative të këtyre ditëve të para të qeverisë së re, jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe ju mirëkuptojmë se nuk e keni të lehtë e nuk keni në duartë e juaja asnjë shkop magjik për të ndryshuar situatën aktuale në Kosovë.
Shkruan: Mirishahe Limani – Hiler
Ka shumë gjëra që kërkojnë kohë dhe shumë të tjera që duhet medeomos të shqyrtohen dhe të mbështeten shumë shpejt.
Pa hyrë në detaje dhe pa dashur që ne të fiksojmë prioritetet e juaja, në emër të jetëve njerzore, kërkojmë që sot në formën më urgjente që është e mundur, të tregoni gatishmërinë e shtetit për popullin e saj.
Ne nuk na intereson forma dhe rruga që ju bëni për t’ia arritur.
Që nga sot ne duam dhe ju duhet të ndihmoni çdo të sëmurë në Kosovë të cilët vuajnë!
Në veçanti sot ju bëjmë thirrje që çdo i sëmurë që diagnostifikohet për shërim të patjetërsueshëm jasht Kosovës të merret me shumë urgjencë nën mbështetjen e shtetit.
Kjo duhet të ndodhë patjetër në aspektin financiar ( deri tek rregullimi i sistemit shëndetêsor shtetror) dhe organizativ në bashkpunim me spitale shtetërore të jashtme, në këtë fillim, aspekti organizativ urgjent, mund të kryhet edhe përmes shumë shqiptarëve kompetentë që jetojnë jasht Kosovës.
Ju bëjmë thirrje që sot të siguroni, veçmas prindërit e Kosovës se fëmijët e tyre do t’i trajtoni ashtu siq e keni obligim.
Mos lejoni që për mosangazhimin e juaj të shëndrroni familjen kosovare të shtrijë dorën për lëmoshë!
Mos lejoni që fëmijët kosovarë të vdesin para syve tuaj!
Sa herë që një fëmijë kosovar preket nga kanceri, ne mërgata jemi të parët që e dijmë. Këtë e keni të kjartë pse ua cekë.
Nga sot ne duam që ju të jeni të parët që do të mësoni për numrin e të diagnostifikurve të rinjë.
Nga sot ne duam që ju t’i trajtoni ashtu siq duhet të trajtohet çdo qenje njerzore.
Nga sot ne duam që ju t’i ktheni çdo familjeje të prekur nga sëmundje të rënda, dinjitetin e saj.
Asgjë tjetër nuk është më urgjente sot në republikën e Kosovës se sa shpëtimi i jetës së të rinjëve të saj!
Ju lutem në emrin e të gjitha nanave kosovare, mos më lejoni të kërkoj lëmoshë ( edhe tek armiku im), e kam shumë të vështirë të shtrijë dorën, e kam shumë të vështirë të kërkoj nga djersa e tjetrit. “Të gjitha këto po i bëjë vetëm e vetëm t’i ulë dhimbjet e t’i shpëtoj jetën fëmijës që kam të shtrirë në shtrat.” më tha sot një nanë që sapo ishte njoftuar për diagnozën e fëmijës së saj.
Është urgjent sot. Nesër mund të bëhet vonë.
MLH, Gjenevë 14.02.2020