Qyteti jug-perëndimor i Sirisë në kufi me Turqinë, İdlibi me 800 mijë banorë sa kishte, para luftës së Sirisë nuk ka qenë ndonjë qytet gjithaq i zhvilluar. Pikërisht për shkak të pozitës së tij që është nën hijen e industrisë së Alepos. Mirëpo me fillimin e luftës në vitin 2011, qyteti është shndërruar në një prej vatrave kryesore rezistuese të opozitës së armatosur siriane në krye me Ushtrinë e Lirë të Sirisë.
Shkruan: Riad Domazeti
Megjithë që ka mbetur si një vatër e sigurt e opozitës, İdlibi ka filluar të pranojë refugjatë nga qytetet përreth si Alepo, Homsi, Hama madje edhe vet Shami. Sot në İdlib dhe rrethinë – shumica e njerëzve nëpër kampe refugjatesh të ngritura nga Turqia dhe Bashkimi Evropian – jetojnë afër 4 milion njerëz në kushte të vështira ekonomike, higjienike dhe banimi.
Sikur të mos mjaftonin këto kushte të vështira, prej fillimit të muajit janar në İdlib po ndodhë një tragjedi e madhe njerëzore dhe humanitare. Regjimi i Asadit në mbështetje të forcave revolucionare İraniane, Hezbollahut dhe paramilitarëve rus nga kompania Wagner dhe ushtria Ruse, po bombardojnë İdlibin me rrethin duke avancuar në fushëbetejë.
Kjo gjendje ka shkaktuar një revolte të madhe si në opinionin turk, ashtu edhe tek politikëbërësit në Ankara. Ankaraja ndihet e frustruar nga Moska zyrtare e cila përkundër marrëveshjeve si ajo në kryeqytetin e Kazakistanit që njihet si ‘Marrëveshja e Astana’s, në prani të komunitetit ndërkombëtar dhe me ndërmjetësim të OKB-s në Gjenevë dhe marrëveshjes trepalëshe ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe İranit e që njihet si ‘’Marrëveshja e Soqit’’, Moska ka vazhduar njëanshëm të bombardojë caqet e opozitës së Ushtrisë së Lirë Siriane. Si kundërpërgjigje, Turqia ka dërguar me mijëra trupa ushtarake në İdlib për të ndalur avancimin tokësor të Rusisë, Asadit dhe İranit. Si rezultat i përkeqësimit të situatës, forcat e Asadit kanë bombarduar me raketa dy nga pikat obzervative të Turqisë ku si pasoje kanë vdekur 13 ushtarë turq. Kjo gjendje ka pasuar me një kundërpërgjigje te fortë nga ushtria turke ku ka bombarduar forcat e regjimit te Asadit, te orientuara nga gjeneralët rus. Turqia tashme thuajse ka dislokuar te gjitha trupat ushtarak te Ushtrisë së Dytë në kufi të Sirisë dhe rreth qytetit te İdlibit.
Situata në İdlib është kriza me e madhe dhe një test i fuqishëm për te ardhmen e marrëdhënieve Turqi-Rusi, qe prej vitit 2015 kur armata Turke rrezoi një aeroplan luftarak ne kufi te Turqisë. Pas kësaj kohe marrëdhëniet e dy shteteve kanë pas një hov te madh ku Turqia ka blere raketa mbrojtje antiraketore S-400 nga Rusia. Si anëtare kryesore e NATO-s, Turqia ka has ne kundërshtim nga SHBA dhe shtete tjera Evropiane. Mirëpo, përkundër këtij përafrimi te shkurtër, Turqia dhe Rusia kanë pas nje bashkëpunim te përkohshëm me një bagazh perpjasjesh historike mbi supet e tyre.
Përplasja e Marrëdhenieve Turko Ruse: Sfondi historik dhe Gjeopolitika Aktuale
Për të analizuar marrëdhëniet Turko-Ruse duhet te shikojmë dy gjera edhe nga këndvështrimi historik por edhe ne kuadër te gjostrategjisë globale aktuale. Prandaj për këtë duhet te shtrohen disa fakte ne marrëdhëniet Perëndim-Turqi dhe Rusi-Turqi për të analizuar mundësitë dhe kufijtë e marrëdhënieve Turqi-Rusi.
Turqia është partneri kryesor i Perëndimit në Lindje të Mesme qysh prej Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë. Kjo për shkak edhe të orientimit të elitës politike turke, por edhe të një fakti pragmatik e qe ishte rreziku i Bashkimit Sovjetik për integritetin territorial te Turqisë. Që nga anëtarësimi në NATO në vitin 1952, Turqia ka ruajtur kufijtë e botës perëndimore në Lindje. Mirëpo pas Luftës së Ftohtë, Turqia si një shtet sovran, ka zhvilluar politikat e saj të pavarura por gjithmonë në vijë me partneret e saj.
Ndërsa, marrëdhëniet ruso-turke kanë një të kaluar jo edhe aq të këndshme. Qysh nga lufta e Krimesë nga mesi i shekullit te 19. Rusia ekspansioniste është rritur mbi tokat turko-islame. Duke filluar nga Kaukazi Verior deri te Evropa Lindore dhe me pas edhe në Ballkan dhe Kaukazin Jugor, Rusia historikisht është rritur dhe ka shtrirë gjeopolitikën e saj mbi popujt dhe territoret osmane dhe turke. Sot në Turqi ka me miliona njerëz me orgjinë nga Kaukazi dhe Azia Qendrore si pasojë e migrimit të detyruar nga shtëpitë e veta. Prandaj duke u bazuar mbi këtë sfond historik edhe në Luftën e Ftohte, Turqia ka qenë një prej anëtarëve më agresiv kundrejt Rusisë. Në anën tjetër, Rusia kurrë nuk ka ndalur se investuari në Turqi, kryesisht me ideologji dhe propaganda mediatike. Në Turqi edhe sot ka shumë parti, grupe mediatike, shkolla ideologjike (kryesisht të majta ekstreme) dhe longja ekonomike të cilat ndikojnë në opinionin turk në favor të interesave ruse. Çështja e organizatës PKK ka qenë një konflikt i hapur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. PKK e ngritur mbi bazën e ideologjisë marksiste, është themeluar në kohë të Luftës së Ftohtë dhe gjatë kësaj kohe është mbështetur nga Bashkimi Sovjetik. Edhe sot PKK dhe krahu i saj në Siri YPG, veprojnë me një zyre legale të përbashkët në Moske ku gëzojnë një liri absolute nga shteti rus.
Edhe pushtimi i Krimesë nga ana e Rusisë kundrejt Ukrainës në vitin 2014, ka shkaktuar një shqetësim të madh në Turqi, në lidhje me politikat hegjemoniste të Rusisë. Si pasojë Turqia ka ndjerë rrezik të shtuar sidomos në gjeopolitikën e Detit e Zi ku ka ndryshuar edhe balancat e forcave detare Turko-Ruse.
2015-2020: Faktorët ndikues në afrimin Turqi-Rusi
Pas krizës se avionit Rus, dy shtetet kanë shmangur një luftë të nxehtë dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për normalizimin e marrëdhënieve, madje kjo ka shkuar aq larg sa që shumë analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë definuar si dy alet. Por ky definim aq sa ka qenë gabim ka qenë edhe i ngutshëm, nëse kihet parasysh sfondi historik i dy shteteve.
Mirëpo cilat kanë qenë faktorët qe kanë mundësuar një afrim te dy kundërshtarëve historik gjate kësaj periudhe ?
E para, ka qenë qëndrimi i vet aleatëve perëndimorë të Turqisë, te cilët kanë tërhequr mbrojtjen raketore te quajtur Patriot. Me pas mbështetja qe i është dhënë organizatës terroriste PKK dhe krahut te saj ne Siri YPG, kanë determinuar diskursin e elitave ne Turqi që kanë qenë shumë të frustruara, pasi që edhe vet BE dhe SHBA e njohin PKK-n si organizate terroriste. Puqi ne Turqi ne Korrik te 2016 ka qene një thyerje e madhe në raportet Turqi-Perëndim, ku drejtësia turke ka evidentuar disa elementë perëndimorë te inkriminuar ne këtë puq. E me pas edhe strehimi qe kanë bere disa shtete perëndimore për organizatën FETO, vazhdon te mbetet një vrimë e zezë ne këto marrëdhënie.
Me fjalë të tjera, presioni i aleatëve perëndimor të Turqisë ka ndikuar ne përkeqësimin e marrëdhënieve Perëndim-Turqi dhe ne afrimin te përkohshëm pragmatik Rusi-Turqi.
Kriza ne İdlib: Një test i marrëdhënieve turko-ruse
İntervenimi i Rusisë n favor të regjimit të Asadit në Siri ka përkeqësuar marrëdhëniet turko-ruse, mirëpo gjate kësaj kohe, dy palët kanë qenë te kujdesshme ne mënyrë që te mos ketë një krizë me pasoja regjionale. Mbi te gjitha një bashkëpunim i dy palëve mbi Sirinë do të mundësonte që akterët e implikuar në këtë krizë siç janë Rusia dhe Turqia, te dilnin nga kjo lufte me një marrëveshje të pranuar nga të dy palët. Turqia ka pranuar si një palë Rusinë dhe Rusia ka pranuar Turqinë si një aktorë, kjo ka qene mënyra e zgjidhjes se konfliktit ne Siri. Si rezultat, Turqia do te shmangte edhe një egzod te madh refugjatesh prej mbi 3 milion sirianeve, dhe Rusia do te shmangte një lufte te gjate e te shtrenjte ekonomike.
Marrëdhëniet në paqe 5 vjeçare ndërmjet këtyre dy shteteve, siç duket kanë marrë një kahe të ndryshme, pas mosrespektimit te marrëveshjes se Soqi-t nga Rusia e Putinit. Mirëpo kjo mosmarrëveshje nuk është e kufizuar vetëm me Sirinë. Turqia dhe Rusia kanë mosmarrëveshje serioze edhe në Krime, Ukrainë, Ballkan, dhe sidomos në Libi ku dy qeveritë mbështesin aktore te ndryshëm. Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga OKB të Fejaz Sarraxhit, ndërsa Rusia mbështet ushtarakisht dhe diplomatikisht forcat e milicisë se Halife Hafter-it. Madje mbi 2000 anëtarë paramilitar rus te Wagner-it aktivisht luftojnë kundër forcave të Tripolit në krah të atyre të Bingazit.
Mbi bazën e një sfondi historik dhe gjeopolitikave rajonale, Turqia dhe Rusia kanë përplasje të hapura interesash në Lindje të Mesme dhe më gjerë. Nga Adriatiku e deri tek Gjiri, e nga Kaukazi deri në Mesdhe, ka një gërshetim dhe komplikim te madh marrëdhëniesh dhe interesash. Përkundër kësaj, dy shtete përmes diplomacisë kanë ditur të menaxhojnë krizat dhe madje edhe zhvillojnë marrëdhëniet ekonomike si në turizëm dhe në energji.
Mirëpo krizë në İdlib për Turqinë është çështje e interesit të sigurisë nacionale dhe siç ka theksuar të martën Presidenti Erdogan, Turqia është e gatshme për gjithçka nëse regjimi i Asadit i mbështetur nga Rusia nuk zmbrapset.