Lufta kundër koronavirus mori një kthesë për më keq në natën e së mërkurës, pasi zyrtarët kinezë të shëndetit në provincën Hubei raportuan 255 vdekje të reja dhe 14.840 raste të reja të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Kjo sjell numrin e vdekjeve në të gjithë botën në të paktën 1.370 dhe numrin e rasteve të konfirmuara në më shumë se 60,300.
Njoftimi vjen pasi Kina kishte thënë se numri i të infektuarve brenda vendit kishte rënë për dy ditë me radhë.
Organizata Botërore e Shëndetit mblodhi të martën specialistë të lartë të sëmundjes në Gjenevë për të provuar dhe t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me sëmundjen e re.
Konfirmohet se në qytetin e Nantongut ka pas tri raste të vdekjes nga koronavirusi.