Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër pritet të vendos për veprimet që do i ndërmarrë si grup parlamentar karshi idesë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i këtij subjekti politik, Rasim Selmaj, i cili foli lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme që AAK do ta mbaj nesër.
Në këtë mbledhje temë diskutimi është paralajmëruar të jetë edhe paralajmërimi i ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.
Selmanaj lidhur me këtë mbledhje ka thënë se AAK nuk e kundërshton masën e reciprocitetit, por heqjen e taksës.
Madje kërkoi sqarime se si do veprojë qeveria Kurti me vendosjen e masës së reciprocitetit kar shi Serbisë.
Deputeti i AAK-së thotë se në mbledhjen e nesërme do i diskutojnë edhe mundësinë e kundërshtimit të heqjes së taksës përfshirë edhe protestat.
“Në nuk jemi kundër reciprocitetit, ne jemi kundër heqjes së taksës edhe çështja e reciprocitetit është mirë me u sqarua me dhënë detaje edhe në parlament me u diskutua se si do të duket ky reciprocitet, masat që do i ndërmerr Kosova si shtet…Për mënyrën se si do të sillemi dhe çfarë veprime do ndërmarrim nesër do e diskutojmë në mbledhjen e grupit. Ne do t’i diskutojmë të gjitha mundësitë e kundërshtimit në takimin e nesërm”, tha ai.
Ndërsa, paralajmërimin e ministrit të Infrastrukturës për anulimin e projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit dhe Anamoravës, deputeti i Aleancës për Ardhmëri në e Kosovës e sheh si një vendim të gabuar dhe të pabazuar.
“Është gabim për mua edhe pa kuptueshme kur bëhet ndërrimi i pushtetit është proces demokratik , por projektet që janë të nisura duhet me vazhdua , por jo të veprohet kështu në mënyrë arbitrare dhe të thuhet që do të hiqet ky projekt me arsyetime aspak të bazuara”, deklaroi Selmanaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake pas vendosjes së masës së reciprocitetit. Por një vendim i tillë ka gjetur kundërshtimin e opozitës.
Letër të hapur për të mos ta hequr taksës drejt kryeministrit, Kurti ka shkuar ish kryeministri, Ramush Haradinaj i cili e vendosi taksën 100 për qind karshi mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në nëntor të vitit 2018. Ndërsa edhe kreu i partitë më të madhe opozitare në vend PDK-së, Kadri Veseli ka bërë thirrje që taksa të mos hiqet.