Një shtetase britanike e cila dyshohet se është infektuar me koronavirus, ndodhet në Klinikën Infektive në QKUK, përcjell Telegrafi.
Lindita Berisha, drejtoreshë në Klinikën Infektive në QKUK, përmes një konference për media, ka thënë se në orën 17:00 të shtunën ka ardhur një grua e cila dyshohet se ka virusin korovavirus.
Ajo ka thënë se pacientja është izoluar, derisa të bëhen derisa të bëhen analizat.
“Mostrat janë dërguar menjëherë në Laboratorin e Institutit Kombëtar, dhe janë në procedura laboratorike”, ka thënë ajo.
Ndërkaq ka njoftuar se në mesnatë pritet rezultati i analizave për pacienten.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të coronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.
“Tretmani do të merret këtu, shpresojmë që nuk do të jetë coronavirus”, ka thënë Vitia.
Telegrafi shkruan se, ndryshe, numri i vdekjeve nga coronavirusit në Kinë është rritur në 723, dhe numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 34.598, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara të shtunën.
Shumica e vdekjeve të raportuara rishtas kanë ndodhur në provincën Hubei, zemra e shpërthimit. Dy zona jashtë Hubei tani kanë më shumë se 1.000 raste secila.
Numri i rasteve të reja të konfirmuara në Kinë është stabilizuar gjatë ditëve të fundit, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë paralajmëruar të mos i shikojnë shumë numrat, duke thënë se provinca Wuhan dhe Hubei janë ende në mes të një “shpërthimi shumë të fortë”.