Rreth 30,000 njerëz nga 64 vende, përfshirë 6000 çifte, morën pjesë në ceremoninë e organizuar në Qendrën Botërore të Paqes Cheong Shim në Gapyeong, në veri-lindje të Seulit.
Megjithë frikën nga koronavirusi, dhjetëra mijëra çifte u martuan sot në organizmin më të madh martesorë në Kishën e Unifikimit në Korenë e Jugut, një festë që përkujton njëqindvjetorin e lindjes së themeluesit të kishës.
Dezinfektuesit dhe unazat e dasmave
Stafi i kishës që kishte përgatitur më parë dezinfektuesin për larjen e duarve, shpërndau gjithashtu maska kirurgjikale si dhe kontrolloi temperaturën trupore të çifteve dhe të ftuarve, përpara fillimit të ceremonisë gjigande.
Kisha e Unifikimit u themelua në vitin 1954 nga Sun Myung Moon. Nga viti 1961 e deri në vdekjen e tij në vitin 2012, ai organizoi martesa masive në të cilat mijëra njerëz u çiftëzuan në martesë, shumë prej të cilëve edhe sapo ishin njohur me bashkëshortin/en e tyre dhe në disa raste edhe nuk flisnin të njëjtën gjuhë.