Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një konferencë të përbashkët për media me Komisionerin e BE-së për Zgjerim ka folur rreth çështjes së dialogut për normalizim të raporteve.
Vuçiq është shprehur se do ta informojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se mes Kosovë e Serbisë janë nënshkruar më shumë se 33 marrëveshje.
“Kam dëgjuar që kryeministri i ri në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje, kështu që unë dua ta informojë atë se kemi 48 marrëveshje, ai duhet ta dijë të paktën nëse është gati për bisedime”, ka thënë presidenti serb, Vuçiq.
Sa i përket bashkëpunimit me Kurtin, Vuçiq ka thënë se pret të ketë raporte me të mira se sa me Ramush Haradinajn.
“Unë jam një realist i ashpër dhe shumë pragmatik. Shpresoj se do të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm”, ka thënë Vuçiq.
Përveç tjerash, Vuçiq ka përmendur edhe humbjet milionëshe të Serbisë si pasojë e taksës 100 për qind.