Në një konferencë për media, Osmani foli edhe për bojkotimin e PDK-së në këtë mbledhje, derisa theksoi se ajo është e panevojshme, sipas saj vendi ku vendoset fotografia e presidentit është e parëndësishme.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se në këtë legjislaturë do të jenë vetëm katërmbëdhjetë komisione parlamentare.
“Do të jenë 14 komisione që do t’i mbikëqyrin ministritë e caktuara dhe të hënën në mbledhjen e radhës të kryesisë do të votohen dhe emërohen ato”, tha ajo.
Osmani theksoi tha se tash e tutje do të mundohen çdo të hënë do të ketë mbledhje të kryesisë dhe çdo të enjte seanca plenare, ndërkohë theksoi se opozita nuk ka hapësirë për të bojkotuar këto seanca.
Për mundësitë e miratimit të buxhetit për vitin 2020, Osmani u shpreh se mbetet të shihet, a do të zgjatet buxheti aktual edhe për muajin mars, apo të votohet ai për këtë vit.
Osmani edhe sot theksoi se tarifa 100 për qind ndaj Serbisë, duhet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se do të pezullojë pozitën e saj në Universitetin e Prishtinës.