Para pak minutash është arrestuar një femër në objektin e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca për votimin e qeverisë.
E arrestuara është nëpunëse e kuvendit, shkruan Insajderi.
“Është arrestuar një femër e cila ka pasur telashe familjare. E arrestuara është nëpunëse në Kuvendin e Kosovës, nuk dihet ende pozita e saj, nuk ka të bëjë asgjë me Kuvendin por me probleme familjare”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani.