Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.
Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar grumbullimi i deputetëve të cilët do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e Albin Kurtit.
Aty tashmë kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e PDK’së të cilët thonë se janë pajtuar të qëndrojnë në opozitë për një mandat.
Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.
“Ne kemi tash rol të ri. E ndiejmë nevojën që Kosova të ketë institucionet e veta. Opozita do të luajë rolin e vet por gjithmonë do ta marrë parasysh interesin qytetar. Është qëndrim opozitar dhe opozita nuk e voton qeverinë, por për vendimet në interes të vendit normalisht që do të luajmë rolin tonë. Kam qenë edhe më herët opozitë. I marr si procese normale. Janë procese demokratike. Kushdo që fiton një ditë duhet të përgatitet për opozitë e ai që humb se një ditë do të marrë pushtetin. Kjo është demokracia”, ka thënë Kuçi për ktv.
Seanca për votimin e qeverisë së Albin Kurtit do të nisë në orën 11.