Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.
Burime të disa mediave thonë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.
Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.
Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.
Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen./Gazeta Mejdani/