Sot, kur po analizojmë teknologjitë e përparuara, paisjet ‘smart’ të menquara, aplikacionet e ndryshme virtuale, llogaritë dhe rrejtet e sistemeve kompjuterike, e kanë shëndrruar njeriun pothuajse në një makinë robotike të pandalshme drejt një sistemi të robotizuar, që përjashon në masë të theksuar nevojën e pranisë njerëzore në ofrimin e shërbimeve.
Shkruan: Dr. Bahri M. Gashi
Në teoritë bashkëkohore, inteligjenca artificiale është reflektim inovativ i zhvillimit të hovshëm teknologjik, të makrosistemeve rrjetëzuese kompjuterike dhe mikro qipëve inteligjent, që janë në gjendje të kryejnë shumë detyra në të njëjtën kohë dhe që normalisht inteligjenca njerëzore me shpejtësi po shëndrrohet në inteligjencë artificiale, siç janë:Telefonët e menqur, llogaritë, algoritmet, vizuelizimi, komunikimi i gjuhëve, zgjuarësia vendimmarrëse, konvertimi i gjuhëve, siguria kibernetike, etj.
Që i bie një pakonkurueshmëri e robotëve – makinave inteligjente që veprojnë dhe reagojnë me precizitet të lartë, për të zëvendësuar njerëzit në jetën e përditshme.
Bota virtuale me shpejtësi po shëndrrohet në një hapsirë mikrovalore tejrobotike, e sinkronizuar me sisteme të menqura kompjuterike, që do të eleminojnë ndjeshëm nevojën fizike të efektivitetit njerëzor.
Masat e ‘burimeve njerëzore’, do të shëndrrohen në ‘Burime robotike’ të shumëllojshme, shumëfunksionale, përfshi shumë sektor të publikut.
Sistemet e Inteligjencës Artificiale [IA], po zëvendësojnë sektor të shumtë me miliona punë që kryhen nga njerëzit, duke e përfshirë sektorët dhe veprimtaritë si: Pagesat [online] arkatarët, agjentët tregtar, shërbimet publike, recepsionistët, punët në sektorin në bankar, shërbimet komunale, llojet e pagesave, taksat e ndryshme, tatimet, [digjitalizimi i sismteve] etj. Po ashtu, edhe veturat robotike që ngasin vetëm – pa shofer, e deri tek shërbimi në gastronomi, si dhe shumë shërbime më komplekse në mënyrë sistematike do të zëvendësohen nga sistemet e [IA] Inteligjencës Artificiale.
Epoka digjitalizuese, po shëndrrohet në ‘gjeohapsirë kibetnetike’ tërësishtë robotike duke i krijuar shumë sisteme në shumë shërbime.
Nevoja për masa mbrojtëse nga ‘hakimet’ sulmet kimernetike, si në sektorin publik, poashtu edhe në atë privat janë domosdoshmëri e patjetërsueshme:
Sistemet kombëtare të sigurisë;
-Sistemi i shërbimeve publike;
-Sistemi i emergjencave,
-Sistemi i shërbimeve bankare,
-Sistemi në llogaritë personale
-Sistemi hotelier i sigurisë,
-Sistemi i shërbimeve të trafikut rrugor,
-Sistemi i trafikut ajror,
-Sistemi operativ shëndetësor,
-Sistemi i punëve ndërtimore,
-Sistemi i industrisë së automjeteve,
-Sistemet e transportit, etj.
Në çfarë na duhet kujdesi?
Duhet thënë se e ardhmja me inteligjencë artificiale është e paparashikueshme në përmasat e saj. Projektuesi i këtyre makinave robotike dhe sistemeve të tyre, njeriu, duhet të jet i shumëvëmendshëm në mos lejimin, në kthimin si vrasës të këtyre makinave elektronike – tejrobotike, që do të mund ta shëndrronin botën në një ‘laborator virtual global’ me përmasa reale të pakontrollueshme.