Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak pritet që të fillojë takimi me ambasadorët e QUINT’it dhe përfaqësuesen e BE-së në Prishtinë, shkruan Gazeta Mejdani.
Para mediave shkurtimisht, Mustafa ka deklaruar se nuk e di se a do të shkojnë në takim ambasadorët, pasi që ai thotë se ata janë thirrur nga lideri i LV-së, Albin Kurti.
“Na nuk e dijmë nëse vijnë apo jo, ata i ka thirrë z.Kurti edhe sa i përket qëndrimeve ne i kemi dhënë ofertën tonë është oferta më e mirë që i jep pushtet të barabartë të dy partive”, tha Mustafa, raporton Televizioni T7.
Në kuvend është parë duke hyrë edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.
Ai ka deklaruar para mediave se ambasadorët do të shkojnë në takim./Gazeta Mejdani/