Partia e udhëhequr nga Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, për akuzat që këta të fundit kanë bërë se LV-ja kishte krijuar dhe frymëzuar organizatën ‘Syri i Popullit’.
Në një përgjigje për Gazetën Express nga LV-ja kanë deklaruar se Partia Demokratike duhet të distancohet fillimisht nga deklaratat e rreme që kanë dhënë nën betim, kreu i kësaj partie, Kadri Veseli dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“PDK duhet të distancohet nga deklaratat e rreme në betim të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi të cilit kishin deklaruar në Gjykatë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë pjesë e organizatës “Syri i Popullit”, për të cilat deklarata është bërë edhe kallëzim penal.
Para se të formulojnë komunikata shpifëse dhe tendencioze PDK duhet të jep përgjegjësi për deklaratat e zyrtarëve të saj të cilat ishin përpjekje e dështuar për ta akuzuar Lëvizjen si organizatë terroriste”, kanë deklaruar nga zyra për media e Vetëvendosjes.
Partia Demokratike e Kosovës sot përmes një komunikate për media kanë akuzuar Vetëvendosjen se kanë krijuar dhe frymëzuar organizatën Syri i Popullit. /Gazeta Mejdani/