Rreth 200 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat bazë të deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, pavarësisht se ky institucion nuk është duke punuar.
Ky dëm për buxhetin e vendit vlerësohet se po bëhet për shkak të ngecjes mes dy subjekteve politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë kësaj periudhe të mosfunksionimit, Kuvendi do të ishte dashur të formoheshin komisionet parlamentare për të vazhduar proceset përpara të cilat kanë mbetur në gjysmë.
Demhasaj theksoi se deputetët që kanë dhënë betimin kanë të drejtën e marrjes së pagës bazë, por kjo do t’i kushtojë buxhetit dhe vendit, pasi ata nuk mund të përfundojnë asnjë punë, por vetëm në mënyrë formale.