Një prononcim i futbollistit Bedri Greca dhënë për Insportin duke theksuar se Gjilani ia ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën, ka bërë që të reagojë skuadra ‘kuqebardhë’.
Gjilanasit mohojnë kategorikisht një fakt të tillë, klubi i del në mbrojtje gjithashtu edhe kryetrajnerit Gentjan Mezani.
SKuadra disponon provat e mjaftueshme që ka kryer çdo detyrim ndaj futbollistit, i cili për ta shkëputur kontratën duhet të dakordohet fillimisht me klubin.
Këtë reagim klubi e ka bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook: