Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në Brezovicë, ku ka kontrolluar vila të personave publikë por edhe të disa prej pronarëve të mediave
Policia e Kosovës nisi një aksion të premten në mëngjes. Cak ishin vilat në parkun kombëtar Sharri, në Brezovicë.
Organet e rendit bashkë me Prokurorinë dhe inspektorë të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dolën për të inspektuar ndërtimin e objekteve në këtë anë, shkruan Indeksonline.
Për këtë, është e rëndësishme edhe shënjimi i provave nga organet kompetente.
Madje, në disa u ndërprenë edhe punimet dhe u vendosën shiritat.
Këto objekte sipas Prokurorisë dyshohet se janë ndërtuar pa i respektuar kushtet ligjore për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ushtrim ndikimi dhe shkretim i pyetjeve.
Për këtë në vend të ngjarjes kishte dalë edhe prokurori i krimeve të rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.
Maloku nuk ka treguar numrin e objekteve që do t’u vendosen shiritat dhe nuk ka përmendur as emra të pronarëve që i posedojnë këto objekte.
T7 merr vesh se këto objekte në parkun nacional u takojnë disa figurave publike, biznesmenëve por ka edhe pronar mediash.
Bashkë me policinë kanë dalë edhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.
Ai nuk e mohon që në mesin e objekteve të shirituara ka edhe personalitete politike, veçse nuk pranoi të flasë me emra./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post