Njëri prej themeluesve të Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Dr. Bahri Gashi sot ishte i gëzuar si rrallë herë më parë. Ai me fjalë shumë emocionuese dhe me krenari e ka përshkruar këtë ditë. Ka folur gjithashtu edhe për rrugëtimin aspak të lehtë të shoqatës të cilin e themeloi me shokët e tij, shkruan Gazeta Mejdani.
Bahri Gashi, në fakt është edhe përpiluesi i statutit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (SHJB). Ky statut i këtij karvani të shpresës që ndimoi mijëra raste të njerëzve në nevojë, ishte baza ligjore dhe juridike e një veprimtarie kaq të madhe.
Sot, “Jetimat e Ballanit” bënë një vepër kulmore. Në Prizen, në një tubim madhështorë, në prani të shumë njerëzve dhe personaliteteve të njohura të vendit, ndanë 128 shtëpi për njerëzit në nevojë. Në këtë rast, u ndanë edhe mirënjohje për themeluesit e Shoqatës dhe për kontribuues të tjerë. Ndër ta, mirënjohje iu nda edhe Dr. Gashit.
Më poshtë, do të gjeni shkrimin e plotë të Dr. Bahri Gashit të postuar në llogarinë e tij në Facebook:
Sot në një ngjarje të madhe ku u ndanë 128 shtëpi për njerëzit në nevojë, në dekadën e parë, pata nderin të marr mirënjohje të veqantë me motivacionin (video), si bashkëthemelues dhe tekst-shkrues i statutit të SHJB, këtu e njëmbëdhjetë vite më parë, ku u nisë karvani i shpresës, i cili sot vazhdon të ndihmoj mijëra raste sociale me një solidaritet të jashtëzakonshëm gjithëkombëtar.
Falenderoj z. Halil Kastratin për dedikimin dhe kujdesin e treguar, si dhe vazhdoj t’i jap kurajo për gjithë punën e tij prej filantropi – humanisti në gjithë këtë shtrirje me përmasa kombëtare.
Ishte planifikur për në ditën e FLAMURIT, por tragjedia e tërmetit në Shqipëri, detytoi të shtyhej për një muaj.
Ndaj,
128 qelsa,
128 flamuj,
128 shtëpi,
128 familje të buzqeshura,
128 fytyra të reja,
Pra 128 jetë të reja….!
“Kur pushkët bashkohën edhe krismën e kanë më të mirë” thoshte; Heroi ynë AGIM RAMADANI
E kur HALIL KASTRATI del në ballë, emri i tij bëhet i dashur, i respektur dhe më i kërkuar se çdo kush dhe në çdo kohë;
Definitivisht, diçka e jashtëzakonshme ka ndodhë në këto 10 vjet me
demostrimin e fuqisë njerëzore të Halil Kastratit.
Sot në dekadën e parë, miliona shqiptarë e njohin shpirtin e madh e human të Halil Kastratit!
DEKADA e parë e Halil Kastratit që po e shënojmë sot me “Jetimat e Ballkanit”, në festën e FLAMURIT, me dhurimin e 128 shtēpive, vërtetë ditë e jashtëzakonshme;
Pra, DEKADA që ndali lotët e mijëra bonjakëve, skmanorëve dhe të pastrehëve të të gjitha moshave;
DEKADA që ngrohu zemrat e 1000-ra Jetimëve, gjithandej trojeve shqiptare;
DEKADA që ua zgjodhi banimin 100 dra familjeve në nevojë;
DEKADA që shëroi 100-dra të sëmuar akut, kronik e postraumatik;
Nuk ka dilemë se HALIL KASTRATI – tanimë shënohet në DEKADËN e humanizmit postmodern shqiptarë.
DEKADA dhe SHEKUJ, ndër shqiptarët dhe mëtej shembulli më UNIK është emri i HALIL KASTRATIT, i cili dot mësohet ndër breza për esencën e harruar të tragjedisë skamnore kolektive shqiptare në dy DEKADAT e Lirisë dhe Pavarësië;
Ndaj, DEKADA e Halil KASTRATIT, është kryeshembulli i një emri të madh të humanizmit dhe solidaritetit.
Krejt në fund, të pakta janë fjalët, përballë veprave të mëdha. Ndaj, shumë urime Dekada jote dhe dita jubilare HALIL,
Me moton e Halilit pas çdo thirrje për ndihmë,
“Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”
FALEMINDERIT!
Let na shërbej si këshillë ky mendim filozofik-logjik;
“Personi i cili mundohet të mbush vetëm stomakun e tij, është i barazvlefshëm me atë çfarë nxjerr nga stomaku i tij”.
Discussion about this post