Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se me ftesë të Institutit prestigjioz holandez “Clingendael Institute”, sot ka udhëtuar për në Hagë, transmeton Gazeta Mejdani.
Thaçi ka thënë se nesër, aty do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.
“Më pas do të kem një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë”, ka thënë Thaçi.
Ai do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger./Koha Ditore/
Discussion about this post