Takimi që është duke u zhvilluar mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pritet ta jap epilogun përfundimtar se a do të ketë marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive politike.
Burime të medias bëjnë me dije se Isa Mustafa i ka shkuar në takim Albin Kurtit, me një ofertë që sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit, pasi që me 26 dhjetor, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
Si raportohet, oferta e Mustafës për Kurtin është që LDK t’i merr katër ministri, kryetarin e Kuvendit dhe postin e presidentit të shtetit. Kundrejt, VV-së, që do t’i takonin gjashtë ministri, posti i kryeministrit dhe ai i zv.kryeministrit të dytë.
Sipas burimeve, nëse Albin Kurti është i gatshëm ta pranojë këtë ofertë, atëherë marrëveshja do të nënshkruhej sot, por që gjithçka do të vendoset nga takimi që është duke u zhvilluar aktualisht.
Deri më tani, zhagitja e marrëveshjes mes këtyre LVV-së dhe LDK-së, është bërë për shkak të pozitës së presidentit.
LDK, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, e ka bërë të qartë se nëse nuk e marrin këtë post, atëherë Lidhja Demokratike do të qëndrojë në opozitë.
Kurse, kreu i VV-së dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, në qoftë se nuk do të ketë koalicion mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Discussion about this post