Vetëvendosje mund të marrë 6 ministri, dy më shumë se LDK që mund të marrë katër sosh.
Këtë e ka konfirmuar sot edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se kjo çështje do të diskutohet në takimin që do të mbahet mes këtyre dy partive.
“Të gjitha këto çështje sa i përket ministrive do të diskutohen në bisedimet VV-LDK”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se ndërkombëtarët po kërkojnë që marrëveshja me LDK-në të përfundojë sa më shpejtë. Sipas tij ekziston vullnet që në ditët e mbetura kjo marrëveshje të finalizohet. Kurti përmendi se nuk mund të flitet për çështje tjera përderisa nuk ka rezultate konkrete për marrëveshjen mes dy subjekteve.
Në ndërkohë nuk dihet ende se kur do të mbahet takimi i rradhës në nivel kryetarësh mes VV-së e LDK-së.
Discussion about this post