Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar se Presidenti Francez, Emmanuel Macron i ka thënë Ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ta heq taksën në këmbim të vizave, por ky nuk pranoi.
Kështu ka bërë të ditur Rama sot në Zonën e Debatit, ku tha se e pranishme ka qenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Macroni i tha Ramush 4 muaj, ishte Angela Merkel, mos e heq tarifën, suspendoje dhe nëse nuk ndodhë asgjë, unë e heq veton për liberalizimin e vizave”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera, ai në këtë intervistë ka thënë se Kosova duhet ta dëgjojë Amerikën, siç ka bërë më herët, dhe mos të bëjë sikur nuk ka nevojë për të.
“Kosova është mirë t’i dëgjojë amerikanët, mos të bëjë sikur nuk ka nevojë për ta. Është mirë t’i dëgjojë siç ka bërë më herët”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Amerika vazhdimisht i ka bërë thirrje partive fituese që të formojnë sa më shpejt koalicion qeverisës, në mënyre që t’u hapet rrugë proceseve të rëndësishme të vendit.
Discussion about this post