
Blerim Latifi, ka paralajmëruar një President nga zarfi i amerikanëve, duke thënë se partitë fituese, LDK e VV, po grinden për pushtet, por për këtë nuk do të vendosin ato.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Ambasadorët perëndimorë mendojnë për Kosovën, ndërsa partitë fituese vetëm për pushtetin.
Shkrimin e tij ai e ka përfunduar ‘’rroftë zarfi’, duke paralajmëruar kështu një President të propozuar nga të huajt.
Shkrimi i plotë:
Ambasadorët perëndimorë po mendojnë për shtetin e Kosovës, ndërsa partitë fituese për pushtetin që do marrin për vete. Pak a shumë si para 106 viteve, kur në Shqipërinë e saponjohur ndërkombëtarisht, Ismail Qemali dhe Esat Pashë Toptani grindeshin pafundësisht për pushtet, e fuqitë perëndimore u desht të sillnin Princ Vidin për të rivendosur unitetin e shtetit shqiptar. Rroftë zarfi.
Discussion about this post