Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli pas ndeshjes El Clasico kundër Real Madrid, që u mbyll me rezultatin 0-0.
“Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, në të cilën ka pasur faza të mira për të dy ekipet. Ata na shtynë shumë lart dhe fituan shumë topa. Aty vuajtëm. Ka pasur shumë tension dhe e prisnim këtë. Ndonjëherë ne kemi pasur sukses dhe ndonjëherë jo në zbatimin e planeve tona për këtë ndeshje”.
Zëvendësimi i Busquets? Ka pasur ethe para ndeshjes dhe ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Në fund, vendosa unë që ai të mos luante. U mërzit pak”.
Barazimi? Do të donim të fitonim, sepse kishim faktorin fushë. Ne ishim pak më të detyruar se ata të fitonin. Ata na e bënë lojën shumë të vështirë. Klasifikimi mbetet i njëjtë, në fund të fundit, Madridi është përforcuar. Të gjithë e shohin lojën nga këndvështrimi i tyre”, përfundoi Valverde./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post