Një javë pasi u panë bashkë duke u regjistruar si deputetë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë dëshmuar edhe një herë afërsinë.
Ata nuk kanë hezituar të rrinë bashkë nëpër tavolina, në ceremoninë e dhënies së Çmimeve.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u pyet për takimin e LDK-së dhe ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar diçka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të.
Kur Osmani dhe Kurti u fotografuan bashkë në Kuvend, pati reagime të mëdha në publik për afersinë e tyre, duke u nënkuptuar sikur Albini po e përdorë Vjosa Osmanin për ta dobësuar gardën tjetër të LDK-së.
Në LDK ndërkaq ishte përplasja e madhe.
Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së tha se ‘Vjosa Osmani duhët të japë sqarime për këto takime me Kurtin’, ndërkaq Osmani u përgjigj se ‘nuk i jep askujt sqarime për këto takime’.
Discussion about this post