Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për ecurin e bisedimeve për marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Theksojmë se edhe psë të dyja partitë janë pajtuar me programin qeverisës, pengesë për këtë marrëveshje është posti i presidentit, të cilin po e kërkon LDK-ja.
Ndërkohë, sot është vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 26 dhjetor në orën 15:00.
Pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të dal në një konferencë për media.
Discussion about this post